Coronavirus, një vajzë e vogël telefonon policinë: A MUND T’JU LEXOJ një letër? Ju dua shumë, faleminderit për punën tuaj (MESAZHI PREKËS)

Publikuar tek: bota, më 11:09 22-03-2020 Coronavirus, një vajzë e vogël telefonon policinë: A MUND T’JU LEXOJ një letër? Ju dua shumë, faleminderit për punën tuaj (MESAZHI PREKËS) Foto ilustruese

“Policia, operatori 23, më thoni”. Noemi: Mirëmbrëma, jam Noemi, dhe dua t’ju falenderoj me një letër, a mund ta lexoj?

Operatori i Kuesturës së Viterbo mori një telefonatë emocionuese që mbërriti në central. Vajza e vogël filloi të lexojë letrën.

Operatori: Po të lutem, lexoje Noemi…

Noemi: Të dashur policë, puna juaj është e rrezikshme dhe e bukur, jeni duke bërë shumë sidomos me këtë situatë të coronavirus. Po kaloni rrugë më rrugë për ti thënë të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, edhe pse disa persona nuk i respektojnë rregullat. Vazhdoni të jeni të mrekullueshëm. Një falenderim i madh edhe për mjekët që po kërkojnë të shpëtojnë shumë njerëz të sëmurë. Ju dua shumë të gjithëve.

Operatori: Falemnderit Noemi, të falenderojmë shumë. Një puthje të fortë, të fortë. Falemnderit Noemi. Mirupafshim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata e rënduar nga koronavirusi, Rusia dërgon ndihma mjekësore në Itali
FOTOT e tmerrshme të TËRMETIT në Kroaci, zgjati vetëm 10 sekonda, deri tani raportohet një viktimë (VIDEO E FUQISË SË TËRMETIT) »
Article Logic
Execution time: 0.012844085693359
array(1) { ["section"]=> string(139) "coronavirus-nje-vajze-e-vogel-telefonon-policine-a-mund-t-ju-lexoj-nje-leter-ju-dua-shume-faleminderit-per-punen-tuaj-mesazhi-prekes-199604" }