Corriere della Sera: Ana tjetër e Shqipërisë, turizmi kulinar te Mrizi i Zanave

Publikuar tek: aktualitet, më 19:35 14-04-2015 Corriere della Sera: Ana tjetër e Shqipërisë, turizmi kulinar te Mrizi i Zanave Pronari i restorantit Mrizi i Zanave duke pozuar per Corriere della Sera

Carlin Petrini i Shqipërisë quhet Altin Prenga, është 32 vjeç dhe ka një restorant pothuajse me 250 tavolina.  Ka kaluar një të tretën e jetës në Itali, në Trentino. Në 2009 është kthyer në Blinisht, fshatin e tij të lindjes, dhe ka hapur restorantin me ushqime tradicionale. Sot në vendin e shqiponjave, të gjithë e njohin “Mrizin e Zanave” dhe për drekë te Altini mund të takosh edhe ministra apo VIP. Kështu shkruan Corriere della Sera, duke dhënë një tjetër pamje të Shqipërisë, atë të turizmit kulinar. 

Gazeta shkruan se Altini e ka zgjedhur emrin duke u nisur nga titulli i një prej veprave të Gjergj Fishtës, franceskanit që është konsideruar një ndër poetët më të rëndësishëm në Shqipëri.

Gazeta italiane shkruan se ka shumë vendas që e furnizojnë Altinin në restorantin e tij me lëndën e parë, gjerat që i duhen.

Duke treguar se merr ushqim të freskët, ai thotë se në restorantin e tij, ditën që intervistohej kanë shkuar rreth 20 familje që i cojnë vezë të freskëta, “sepse pulat nuk sforcohen sikurse bëhet me produktet industriale”. Jeshillëqet janë të stinës.

“Që i vogël luaja me kërpudhat” u tregon Altini, për të cilin gazeta shkruan se ka pasur pasion gjithmonë për tokën dhe më pas krijoi stilin e tij të guzhinës.

Ai është një ndër djemtë që pas shumë vitesh formimi në Itali, u kthye në Shqipëri dhe eksperimentoi ato që kishte mësuar. Për ministrin e politikave sociale Erjon Veliaj “në Itali jetojnë më shumë se gjysëm milionë shqiptarë dhe gjatë këtij viti janë kthyer 46 mijë”. Për disa shifra është e ekzagjeruar por është e vërtetë që Shqipëria ka filluar të marrë mbrapsh emigrantët, shkruan Corriere.

Altini zbriti në Bari në 1998 me barkë. Vetëm dhe pa dokumente. Nga ai udhëtim kujton vetëm të vjellat. “Në peshkarexhë ishim shumë, por duhet të rrinim poshtë kopertës që të mos na shihnin anijet e tjera. Të gjithë vuanim dhe villnim aty ku ishim”. Babai i tij punonte në një restorant në Trentino dhe më pas u bashkua edhe djali tjetër Anton.

“Fillova duke larë pjatat në restorant, më pas eksperienca të tjera” thotë Altini.

Në 2009 vendosi të kthehet në Blinisht. Motivi? “Vetëm nostalgjia”. Vitin më pas, së bashku me vëllain Anton dhe me konsulencën e babait, projektuan restorantin e ri. “Çfarë lodhje në fillim. Ishim thuajse të huaj, nuk kuptonim fare si funksiononte, që nga burokracia e deri tek mungesa e kontrollit të cilësisë.

Altini i ka treguar Corrieres edhe për shijet e Shqiptarëve dhe çfarë ka mbetur nga diktatura. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shiste heroinë në kryeqytet, arrestohet nga policia
Vajza nga Shkodra: Si më shitën prindërit me martesë dy herë rresht »
Article Logic
Execution time: 0.011531114578247
array(1) { ["section"]=> string(82) "corriere-della-sera-ana-tjeter-e-shqiperise-turizmi-kulinar-te-mrizi-i-zanave-8724" }