COVID-19/ 12 vjeçarja amerikane në ‘luftë’ për jetën në terapi intesive

Publikuar tek: bota, më 11:30 23-03-2020 COVID-19/ 12 vjeçarja amerikane në ‘luftë’ për jetën në terapi intesive Ilustruese

Emma një 12-vjeçare po lufton për jetën e saj  në një spital të Atlantës, SHBA pasi rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

Emma ishte diagnostifikuar me pneumoni më 15 mars dhe më pas rezultoi se ishte e prekur nga koronavirusi. Që prej ditës së shtunë ajo i është nënshtuar terapisë intensive. Sipas CNN, 12-veçarja nuk kishte udhëtuar dhe nuk kishte kontakte me persona të prekur. në këto kushte, është e panjohur fakti se si ajo është infektuar nga virusi COVID-19.

Ekspertët kanë deklaruar edhe më parë se më të prekurit janë të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje të tjera. Nga 45.000 raste në Kinë deri më 11 shkurt, kishte vetëm një vdekje në ditë të personave nën moshën 20 vjeç. Sipas një studimi, gati 6% e rasteve të fëmijëve kishin komplikacione të rënda, krahasuar me të rriturit që ishte  18.5%  me simptoma të rënda.

Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 471 persona, ndërsa 35.224 janë të infektuar.

Kujtojmë se edhe vendi ynë është prekur nga koronavirusi prej disa ditësh ku 5 persona kanë humbur jetën, 3 prej të cilëve gjatë këtyre 24 orëve, ndërsa 89 persona janë të infektuar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092978477478027
array(1) { ["section"]=> string(75) "covid-19-12-vjecarja-amerikane-ne-lufte-per-jeten-ne-terapi-intesive-199718" }