Ditën e sotme Austria ka lehtësuar masat e marra ndaj COVID-19. Mijëra dyqane janë hapur, gjithashtu edhe kopshtet.
Edhe pse janë hapur shumë biznese, në fuqi mbetet ende rregullat e rrepta të distancimit fizik. Ndërkaq, personave që nuk e kanë të nevojshme të dalin u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.
'CNN' raporton se Austria e ka bërë të detyrueshme që njerëzit të mbajnë një maskë në supermarkete dhe farmaci.
Edhe shtete të tjera kanë vendosur që të lehtësojnë masat por ende mbetet frika se mos kjo ‘ringjallje’ rezulton vdekjeprurëse.
Spanja gjithashtu ka lejuar disa biznese të kthehen në punë, ndërsa Danimarka po rihap shkollat fillore.
Italia, ndër vendet më të prekura me më shumë se 20 000 vdekje, do të lejojë që një gamë e ngushtë firmash të rifillojnë operimin e tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se lehtësimi i masave shumë shpejt "mund të çojë në një ringjallje vdekjeprurëse".
Kujtojmë që deri më tani në rang global 119.766 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1.924.878 janë të infektuar.