Covid-19, Balluku: Kantierët vijojnë punën! Asnjë punonjës nuk është infektuar 

Publikuar tek: politike, më 15:15 10-04-2020 Covid-19, Balluku: Kantierët vijojnë punën! Asnjë punonjës nuk është infektuar  Balluku

Ministrja Belinda Balluku ndërsa ka folur lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi prej Covid-19 ka theksuar se nuk ka asnjë rast të një punonjësi që mund të jetë infektuar dhe se punimet në kantierë vijojnë punën.

Të gjitha kantieret që janë duke punuar i përmbushin rregullat për masat mbrojtëse ndaj COVID-19, thotë ajo. “Nuk kemi pasur asnjë rast të një punonjësi që mund të jetë infektuar në kantierët tona apo në të gjitha njësitë e tjera operative, sic është porti i Durrësit, apo task forca e transportit rrugor apo njësi të tjera që kanë vazhduar punën gjatë gjithë kësaj kohe”, thotë mes tjerash Balluku.

"Shumë nga projektet të cilat nuk pengohen për shkak se të gjitha punët kryhen në ambiente të hapura, dhe distanca fizike mes punëtorëve është goxha e madhe, ne na duhet të koordinojmë dhe vlerësojmë ecurinë e projekteve, se janë shumë të rëndësishme.

Projekte që kishin nisur dhe po ecnin me ritme të shpejta, apo të tjera që sapo nisën por që kemi të detyruar t'i pezullojmë.

Nuk kemi pasur asnjë rast të një punonjësi që mund të jetë infektuar në kantierët tona apo në të gjitha njësitë e tjera operative, sic është porti i Durrësit, apo task forca e transportit rrugor apo njësi të tjera që kanë vazhduar punën gjatë gjithë kësaj kohe.

Ky është tregues që masat janë marrë dhe janë zbatuar. Disa nga kantierët janë me kapacitet të plotë, siç është ai i Bypassit të Fierit, rruga e Arbrit, apo të rrugës Kardhiq-Delvinë. Janë kantiere të mëdha, distanca ruhet, kryesisht operimet kryhen me mjete të rënda, kështu që nuk është dashur të ulim kapacitetin e punonjësve.

Megjithatë mbikëqyrja ka qenë më e shtuar për t'u siguruar që gjithçka respektohet", tha ministrja për Report Tv.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010795831680298
array(1) { ["section"]=> string(82) "covid-19-balluku-kantieret-vijojne-punen-asnje-punonjes-nuk-eshte-infektuar-202116" }