Covid-19/ Dalin përgjigjet e testeve të 17 mjekëve në Kosovë, qeveria kufizon oraret e qarkullimit

Publikuar tek: rajon, më 10:11 28-03-2020 Covid-19/ Dalin përgjigjet e testeve të 17 mjekëve në Kosovë, qeveria kufizon oraret e qarkullimit

17 mjekë e infermierë në Viti, kanë dalë mbrëmjen e djeshme nga karantina, pasi kanë rezultuar negativë në testimet për koronavirus.

Ata janë vetizoluar për 15 ditë, meqenëse kanë pasur kontakt me ambientin ku ishte trajtuar një 77-vjeçari i infektuar me COVID-19.

Lajmin se kanë dalë nga karantina e ka konfirmuar Drejtoresha e QKMF’së, Vjollca Kadolli.

 Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka njoftuar se i gjithë personeli shëndetësor kanë rezultuar negative.

‘Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë NEGATIV dhe sot dalin nga vetizolimi. Sapo na lajmeroi IKSHP në Prishtinë. Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH’, ka shkruar Kadolli.

Po ashtu, është marrë vendim për një orar të ri të lëvizjes së kufizuar.

Ndërkohë qeveria e Kosovës ka vendosur ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00.

‘Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00 përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)’, thuhet në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010396957397461
array(1) { ["section"]=> string(103) "covid-19-dalin-pergjigjet-e-testeve-te-17-mjekeve-ne-kosove-qeveria-kufizon-oraret-e-qarkullimit-200365" }