Covid-19, Drejtori i Doganave njoftim të rëndësishëm: Vijon normalisht importi dhe eksporti i mallrave me Italinë dhe Greqinë...

Publikuar tek: aktualitet, më 14:55 26-03-2020 Covid-19, Drejtori i Doganave njoftim të rëndësishëm: Vijon normalisht importi dhe eksporti i mallrave me Italinë dhe Greqinë... Ilustruese

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gjon Bardhi në një deklaratë për media ka bërë me dije se vazhdon import-eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia por edhe me vendet e tjera për të mos pasur mungesa me furnizime në këto ditë ku vendi po përballet me një situatë të vështirë prej Covid-19.

 

“Është thelbësore të theksoj për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për çdo qytetar se Zinxhiri i Furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, që kemi dhe fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare, por edhe me vendet e tjera”, thotë Bardhi ndër të tjera.

Deklarata e Plotë:

“Përshëndetje të gjithëve,

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga corona virusi, ju bëj me dije se Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengese deri tani në të gjitha Degët Doganore.

Është thelbësore të theksoj për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për çdo qytetar se Zinxhiri i Furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, që kemi dhe fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare, por edhe me vendet e tjera.

Më lejoni që të ritheksoj, se cdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti importues 24 orë.

Shëndeti i pari!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091440677642822
array(1) { ["section"]=> string(130) "covid-19-drejtori-i-doganave-njoftim-te-rendesishem-vijon-normalisht-importi-dhe-eksporti-i-mallrave-me-italine-dhe-greqine-200153" }