Covid-19 ‘futet’ në Qeveri, del pozitive dhe vetëkarantinohet ministrja e rëndësishme e Ramës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:28 29-10-2020 Covid-19 ‘futet’ në Qeveri, del pozitive dhe vetëkarantinohet ministrja e rëndësishme e Ramës FotoArkive: Ministrat e Rames

Ministrja e Infrestrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku infektohet me Covid-19.

Është vetë Ministria që përmes një deklarate njofton se Balluku ka dalë pozitive me Covid-19 dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoman të lehta.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nuk dihet nëse ministrja ka patur ditët e fundit kontakte të ngushta me anëtarët e tjerë të kabinetit dhe vetë kryeministrin Rama, dhe nëse ndonjë prej tyre është vetëkarantinuar, gjithashtu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i BE: Krishtlindjet këtë vit do të jenë ndryshe, vaksina mund të dalë…
Meta dhe ndërkombëtarët kërkuan Venecian, Kuvendi s’pyet, voton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor (RENDI I DITËS) »
Article Logic
Execution time: 0.0093460083007812
array(1) { ["section"]=> string(97) "covid-19-futet-ne-qeveri-del-pozitive-dhe-vetekarantinohet-ministrja-e-rendesishme-e-rames-225592" }