COVID-19/ Grumbullimi i qytetarëve vetëm në qendër, Bashkia e Fierit zhvendos tregjet në lagje

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 26-03-2020 COVID-19/ Grumbullimi i qytetarëve vetëm në qendër, Bashkia e Fierit zhvendos tregjet në lagje

Vendi ynë prej disa ditësh është "mbërthyer" nga koronavirusi dhe ndër qytetet më të prekura janë Tirana e Fieri.

Në Fier raportohen 14 persona të infektuar, por duket se ky fakt nuk i ka trembur aspak qytetarët të cilët vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm.

Grumbullime të shumta njerëzish shihen në tregun e fruta-perimeve. Për shkak të grumbullimit të qytetarëve pa respektuar distancën në tregjet në qendër të Fierit, bashkia ka vendosur që të rinisë hapja e tregut të fruta-perimeve në lagje. Kështu do të bëhet e mundur shmangia në masë e grumbullimeve të qytetarëve.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 146 janë të infektuar nga Covid-19.

91138605_224048848711110_6348178847099256832_n.png

91026706_2371957599571722_5156515994453147648_n_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084240436553955
array(1) { ["section"]=> string(99) "covid-19-grumbullimi-i-qytetareve-vetem-ne-qender-bashkia-e-fierit-zhvendos-tregjet-ne-lagje-200125" }