COVID-19 hyn në shkollën 'Dhaskal Todri' në Elbasan, infektohen 2 mësuese dhe 7 maturantë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 21-10-2020 COVID-19 hyn në shkollën 'Dhaskal Todri' në Elbasan, infektohen 2 mësuese dhe 7 maturantë

Nëntë raste të reja janë shënuar ditën e sotme në gjimnazin 'Dhaskal Todri' në Elbasan.

Bëhet me dije se janë prekur nga koronavirusi 2 mësueset dhe 7 maturantë.Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e nxënësve dhe mësuesve.

Kujtojmë që prej disa ditësh në qytetet të ndryshme të vendit janë infektuar me Covid mësues, nxënës dhe edukatorë. Mësues të infektuar ka pasur në shkollën ‘Emin Duraku’ në Tiranë,  në shkollën ”Haxhi Qehaj”, ”Qamil Gjuzi” në Rrogozhinë, në Gjirokastër dhe qytete të tjera.

Deri më tani në vendin tonë 458 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.651.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen në Rinas siriani dhe shqiptari, ishin nisur me dokumente false drejt vendeve të BE, në pranga edhe një vajza që ndihmoi shoqen të ikte në Angli (DETAJE)
Kapet me kanabis dhe thikë 20-vjeçari nga Durrësi, shpërndante drogë në lokale »
Article Logic
Execution time: 0.01084303855896
array(1) { ["section"]=> string(93) "covid-19-hyn-ne-shkollen-dhaskal-todri-ne-elbasan-infektohen-2-mesuese-dhe-7-maturante-224577" }