Covid-19 'hyn' tek institucionet shtetërore në Berat! Infektohen 5 mësues, 2 mjekë dhe 2 policë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 27-11-2020 Covid-19 'hyn' tek institucionet shtetërore në Berat! Infektohen 5 mësues, 2 mjekë dhe 2 policë

Berati është një nga qytetet më të prekura nga koronavirusi, duke hyrë edhe në institucionet shtetërore.

Mësohet se kopshti "Çlirim 1", është mbyllur prej 10 ditësh, ndërkohë që një edukatore dhe një sanitare ditën e sotme u ka dalë përgjigja e tamponit "pozitive".

Ndërkohë që një tjetër edukatore në kopshtin "Rom" në lagjen "30 Vjetori" ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Po ashtu janë infektuar me Covid-19 edhe një mësuese në shkollën “18 Tetori” në Kuçovë, 1 mësuese tjetër në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë dhe 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat.

Ndërsa janë shtuar edhe rastet e mjekëve me koronavirus, pasi në Spitalin Rajonal të Beratit janë infektuar 2 mjekë, një i Repartit të Urgjencës dhe një mjek patholog.

Sipas burimeve për Neësbomb.al, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 2 punonjës policie në Berat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja me armë në mes të Elbasanit, Artan Hoxha: Vis korçari duhet të mos shohë dritën e diellit, në 6 muaj është përfshirë në 4 ngjarje kriminale
Qytetarët të pabindur ndaj mbajtjes së maskës, gjobiten 729 persona me nga 3,000 lekë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.02357006072998
array(1) { ["section"]=> string(98) "covid-19-hyn-tek-institucionet-shteterore-ne-berat-infektohen-5-mesues-2-mjeke-dhe-2-police-229313" }