Covid-19/ I kërkoi të ruajë distancën, plas sherri me grushta mes dy të rinjve, njëri përfundon me plagë të rënda tek ‘Trauma’ (NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:16 02-04-2020 Covid-19/ I kërkoi të ruajë distancën, plas sherri me grushta mes dy të rinjve, njëri përfundon me plagë të rënda tek ‘Trauma’ (NGJARJA) Foto ilustruese

Një sherr i rëndë me grushta mes dy të rinjve ka gjeneruar ditën e sotme në afërsi të rrugës së Pezës pasi njëri prej  tyre ka kërkuar që të ruhet distancimi social masë kjo për t'u ruajtur nga Covid 19.

“Më qëndro larg!”, kjo është kërkesa e një të riut Bledar K. E që nuk është pritur mirë nga i riu tjetër F. Dorzi, i cili pas këtij urdhri ka nisur sherrin me grushta.

Si pasojë Bledar.K ka marrë dëmtime të shumta si dëmtime të hundës , thyerje si dhe shëmbje të shpatullës, dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Autoambulanca është hirrur nga banorët e Pezës të cilët kanë treguar dhe për sherrrin mes të rinjve. Në spital është bërë kallëzimi nga Bledari, pasi është njoftuar policia.

 “Isha në një varrim, ka treguar i dëmtuari së bashku me babain tim. Në afrësi të rrugës së Pezës, në urën me dërrasa  na zuri rrugën një person që po ecte në këmbë  me lëvizje të çrregullta. I thirra na qëndro larg. Pastaj i kërkova të na hapte rrugën të kalonim ne. Ai u afrua dhe më goditi me grushte”, ka thënë i riu.

Dorzi personi që nuk liroi rrugën është shoqëruar në komisariatin numër gjashtë dhe tregon se nuk e njihte personin me të cilin ishte rrahur por është nxehur që i kanë kërkuar të hapë rrugën dhe të qëndrojë larg. 

Sipas policisë ai është një person me precedentë penalë të mëparshëm dhe në këtë rast akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet shoferi i ish-Drejtorit të Burgjeve, ishte shpallur në kërkim që në vitin 2018 (EMRI)
Mbi 80 doza heroinë dhe fishekë për armë gjahu, arrestohet 52 vjeçari në Gramsh, sekuestrohen mbi 1 milionë lekë »
Article Logic
Execution time: 0.013363838195801
array(1) { ["section"]=> string(136) "covid-19-i-kerkoi-te-ruaje-distancen-plas-sherri-me-grushta-mes-dy-te-rinjve-njeri-perfundon-me-plage-te-renda-tek-trauma-ngjarja-201005" }