Covid-19 i mori dy vëllezërit brenda një dite, profesori kritika Ramës: Nuk e kanë fajin mjekët, por ju! Manastirliu e paaftë, Najada Çomo nuk di të drejtojë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:24 22-11-2020 Covid-19 i mori dy vëllezërit brenda një dite, profesori kritika Ramës: Nuk e kanë fajin mjekët, por ju! Manastirliu e paaftë, Najada Çomo nuk di të drejtojë

Profesori Afrim Osmani përjetoi humbjen tragjike të dy vëllezërve të tij si pasojë e koronavirusit.

Brenda një dite u ndanë nga jeta dy vëllezërit, Astrit Osmani dhe Arjan Osmani. Fatkeqësisht ata u infektuan me koronavirus dhe nuk arritën që t'i mbijetojnë kësaj sëmundje duke shkaktuar një dhimbje të madhe për familjarët e tyre.

Nisur nga debati i fundit mbi akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha se qeveria ka ulur numrin real të viktimave nga Covid-19, ka reaguar edhe profesori Afrim Osmani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se kriza nuk është as e mjekëve dhe as e infermierëve, por është e qeverisë dhe mënyra se si ajo po e menaxhon këtë situatë.

Ai shprehet se shefja e Infektivit Najada Çomo dhe ministrja Ogerta Manastirliu nuk kanë aftësitë e duhura për të menaxhuar këtë situatë dhe është detyra e kryeministrit që të vendosë njerëz të aftë në drejtimin e një situate kaq të vështira sa është pandemia e koronavirusit.

Postimi i plotë:

Z. Kryeministër!

Kjo nuk është kriza e profesionistëve, as e doktorëve, as e infermierëve..

Kjo është kriza e menaxherëve dhe jo e menaxherëve te nivelit të ulët dhe nivelit të mesëm, por e menaxherëve te nivelit të lartë.

Janë menaxherët e nivelit të lartë që përgjigjen për veprimet strategjike, për rrugët e daljes nga kriza, që organizojnë dhe udhëheqin daljen nga kolapsi.

E gjithë kjo situatë e jashtëzakonshme është lënë në dorë të Ministres Ogerta Manastirliu dhe Dr. Najada Çomo.

- E para më vjen keq ta them, që perveç një perkushtimi njerezor, nuk ka as zotësitë minimale për të perballur një krizë të ketij niveli.

- E dyta po bën një lidership të gabuar në kurriz të një zgjidhjeje, që do te ishte shume më e mire dhe më me rezultat për pacientët.

Në gjithë historinë e lidershipit në kohë të veshtira krizash, apo stuatash të ngjashme ka  zakonisht dy zgjidhje:

- Ose ju duhet të zbrisni vetë dhe të përvishni mëngët;

- ose delegoni personat e duhur të cilët me njohuritë por edhe vizionin e tyre do të mund të bëjnë bashkë dhe angazhojnë rreth një qëllimi, stafin e përgjithshëm të mjekëve  dhe stafin tjeter mjekësor për përballimin dhe administrimin me humbje minimale të situatës.

Eshtë një gabim i madh kur duam ta justifikojmë situatën në vendin tonë, duke marr për shembull vendet e tjera. Ne jemi një vend i vogël, me një numër ende relativisht të vogel pacientësh që rrezikojnë jetën dhe kemi përveç të tjerash edhe potencial solidarizimi.

Ju degjova me vemendje në fjalen tuaj, jam nje adhurues i publicistikes dhe i narracionit tuaj, por shikoj që kjo armë e juaja e fortë nuk ndihmon fare në perballimin e kësaj situate, perkundrazi e keqëson atë.

E perseris, është një krizë menaxheriale dhe jo një krizë e profesionistëve.

Doktorët dhe infermieret janë punonjës jo menaxherialë, për rrjedhojë në rastin konkretë kane shumë pak në dorë për përmrësimin e situatës edhe pse jetët e njerëzve shpëtohen nga duart e tyre.

Ju siguroj që nëse do të vendosni njerëzit e duhur në drejtim, ndryshimi i gjendjes do të jetë me ditë dhe jashtëzakonisht i dukshëm.

Take action, not reaction!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Do të më mungojë, mikut që s'e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri
Aksident në Tiranë, BMW përplaset me Benzin (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012294054031372
array(1) { ["section"]=> string(159) "covid-19-i-mori-dy-vellezerit-brenda-nje-dite-profesori-kritika-rames-nuk-e-kane-fajin-mjeket-por-ju-manastirliu-e-paafte-najada-como-nuk-di-te-drejtoje-228673" }