COVID-19/ Infektohen 12 punonjës të Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 12:15 07-04-2020 COVID-19/ Infektohen 12 punonjës të Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

12 punonjës të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria me anë të një njoftimi, ku thuhet se 7 punonjës të tjerë janë futur në izolim me vendim shtetëror, ndërsa 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim.

Numri i të prekurve nga virusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 570. Katër pacientë janë shëruar dhe pritet të nxirren nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, teksa tre të tjerë që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre në Dibër kanë rezultuar negativë në dy palë teste për virusin.

Numri i viktimave është rritur në 23, ndërsa autoritetet janë detyruar që të imponojnë masa të reja shtrënguese për sa i përket lëvizjes së njerëzve për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për të mos qëndruar bashkë dhe për të ruajtur distancimin social.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096268653869629
array(1) { ["section"]=> string(88) "covid-19-infektohen-12-punonjes-te-ministrise-se-brendshme-ne-maqedonine-e-veriut-201703" }