COVID 19/ ‘Ka ardhur koha të flakni armët’, Zyrtari i OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në të gjithë botën (MESAZHI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:42 27-03-2020 COVID 19/ ‘Ka ardhur koha të flakni armët’, Zyrtari i OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në të gjithë botën (MESAZHI)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres tha se bota tani ka nevojë për një armëpushim global, në mënyrë që përpjekjet e të gjithëve të mund të përqendrohen në pandeminë COVID-19.

 

"Ka ardhur koha që të ndalojmë konfliktet e armatosura dhe të përqendrohemi në luftën e vërtetë të jetës sonë," tha ai në një konferencë virtuale live, duke ftuar të gjitha palët të krijojnë korridore të sigurta për shpëtimin e jetës dhe sigurinë e të gjithëve, përfshirë refugjatët.

“Bota jonë përballet me një armik të përbashkët: Covid-19. Virusi nuk interesohet për kombësinë, ose besimin. Sulmon të gjithë pa asnjë dallim. Ndërkohë, trupat e armatosura po tërhiqen në të gjithë botën. Më të prekurit - gra dhe fëmijë, njerëz me aftësi të kufizuara, paguajnë çmimin më të lartë dhe rrezikojnë më shumë të pësojnë humbje shkatërruese nga Covid-19”, kujton Guterres.

“Të mos harrojmë se në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shembur dhe punonjësit e shëndetit janë të paktë”, nënvizon sekretari i përgjithshëm i OKB, duke kërkuar që t'i jepet fund sëmundjes së luftës dhe të luftohet sëmundja që po shkatërron botën tonë.

"Kjo është arsyeja pse sot unë po bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm global në Ћdo cep të botës. Është koha për të ndaluar konfliktin e armatosur dhe të përqëndrohemi në betejën e vërtetë të jetës sonë. Palëve në konflikt, unë u them: tërhiquni nga armiqësitë! Lini mënjanë mosbesimin dhe armiqësinë. Ndaloni armët, artilerinë, sulmet ajrore. Kjo është thelbësore”, thekson Guterres .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid-19, Ministria njoftim për shqiptarët e bllokuar jashtë vendit: Ja numrat ku mund të telefononi
Gazetari: Të varfërve çojini para në duar, Rama: Po ku t'i gjejmë paratë? Për testimet do ndjekim strategjinë e ekspertëve (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.013288021087646
array(1) { ["section"]=> string(130) "covid-19-ka-ardhur-koha-te-flakni-armet-zyrtari-i-okb-ben-thirrje-per-armepushim-te-menjehershem-ne-te-gjithe-boten-mesazhi-200294" }