Covid-19, Klaudia Pepa 3 javë e izoluar në Itali, rrëfen nën shoqërinë e kujt po i kalon këto ditë në karantinë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:11 29-03-2020 Covid-19, Klaudia Pepa 3 javë e izoluar në Itali, rrëfen nën shoqërinë e kujt po i kalon këto ditë në karantinë Klaudia Pepa

Balerina e njohur Klaudia Pepa e cila jeton prej vitesh në Itali këtë periudhë që Covid-19 po përhapet me shpejtësi po e kalon e izoluar në shtëpi.

Në një lidhje me emisionin “Rudina” ndërsa ka rrëfyer si po i kalon këto ditë të vështira, ajo bën me dije se ka 3 javë që është izoluar në shtëpi ku po  qëndron bashkë me dy qenushat e saj.

Pjesë nga biseda e Klaudias me Magjistarin:

Rudina Magjistari: Ti vetë sa e tensionuar ke qenë gjatë kësaj periudhe? Ke pasur frikë ndopak?

Klaudia Pepa: Po patjetër, frika ekziston. Unë kam më shumë se 3 javë që jam brenda në shtëpi, por që të them të drejtën dal njëherë në javë në supermarket për të bërë pazar, për të blerë ushqime. Normalisht nuk mungon maska, dorezat dhe largësia me njëri-tjetrin. Tani në supermarket kanë vënë edhe disa rregulla, me radhë njerëzit, që nuk mbushet supermarketi plot, nuk është ajri i ndotur.

Rudina Magjistari: Klaudia, ti je vetëm në shtëpi apo jeton me dikë?

Klaudia Pepa: Edhe vetëm nuk jam sepse kam dy qenusha. Janë shtrirë që të dy.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008774995803833
array(1) { ["section"]=> string(116) "covid-19-klaudia-pepa-3-jave-e-izoluar-ne-itali-rrefen-nen-shoqerine-e-kujt-po-i-kalon-keto-dite-ne-karantine-200533" }