COVID-19/ KLGJ shtyn shërbimet gjyqësore deri më 7 prill, ja cilat çështje bëjnë përjashtim

Publikuar tek: aktualitet, më 20:44 26-03-2020 COVID-19/ KLGJ shtyn shërbimet gjyqësore deri më 7 prill, ja cilat çështje bëjnë përjashtim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur afatin e pezullimit të shërbimeve gjyqësore deri më 7 prill.

Mësohet se shkak për këtë vendim është bërë situata alarmante e koronavirusit.

KLGJ shprehet se e angazhuar për sigurinë shëndetësore të publikut, qytetarëve, punonjësve të gjykatave dhe gazetarëve.

KLGJ shpjegon se, përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, si seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj.

‘Në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave. Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike(email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave’, sqarohet në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088839530944824
array(1) { ["section"]=> string(96) "covid-19-klgj-shtyn-sherbimet-gjyqesore-deri-me-7-prill-ja-cilat-ceshtje-bejne-perjashtim-200207" }