COVID-19/ Komiteti Olimpik cakton afatin e fundit për të vendosur mbi fatin e Lojërave Olimpike Tokio 2020 (Skenarët e mundshëm)

Publikuar tek: sport, më 20:16 22-03-2020 COVID-19/ Komiteti Olimpik cakton afatin e fundit për të vendosur mbi fatin e Lojërave Olimpike Tokio 2020 (Skenarët e mundshëm)

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmon se mund të shtyjë Lojërat Olimpike 'Toki 2020'.

Në njoftim thuhet se pas katër javësh, do të merret një vendim mbi fatin e Lojërave Olimpike të Tokios, për 2020. Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik u mblodh sot për të diskutuar, duke vendosur të mos anulojë, por të shtyjë zhvillimin e Lojërave Olimpike.

Sidoqoftë, është konsideruar gjithashtu edhe rrallimi i llojit të disiplinave që do të luhen gjatë Lojërave. Të premtem presidenti i Komitetit Olimpik tha se janë disa skenarë të ndryshëm që po shqyrtohen.

Të shtunën, USA Track and Field, organi drejtues i atletikës 'SHBA, bëri thirrje që Lojërat Olimpike në Tokio të vonohen për shkak të situatës së vazhdueshme të koronavirusit.

Kryetari i Atletikës në Mbretërinë e Bashkuar, Nic Coward kohët e fundit sugjeroi që Lojërat Olimpike të shtyheshin, ndërsa komitetet Olimpike të Brazilit, Norvegjisë dhe Sllovenisë gjithashtu i kanë kërkuar IOC të ndërmarrë veprime dhe t'i zhvillojë Lojërat vitin e ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Real Madrid
»
Article Logic
Execution time: 0.0082871913909912
array(1) { ["section"]=> string(112) "covid-19-komiteti-olimpik-cakton-afatin-e-fundit-per-te-vendosur-mbi-fatin-e-lojerave-olimpike-tokio-2020-199678" }