COVID 19/ Mami në punë, vogëlushja shqiptare mbyllur në shtëpi! Jep një mesazh të fortë përmes vizatimit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:58 12-03-2020 COVID 19/ Mami në punë, vogëlushja shqiptare mbyllur në shtëpi! Jep një mesazh të fortë përmes vizatimit

Situata në Shqipëri është tejet e rënduar pas konfirmimit të 15 rasteve të të prekurve nga koronavirusi.

 

Dje madje u shënua edhe viktima e parë në Durrës ndërsa situatë alarmi është edhe në Itali ku shifrat janë edhe më shqetësuese. 827 të vdekur dhe mbi 10 mijë e 500 të infektuar në Italinë fqinje e cila është tashmë e gjitha zonë e kuqe.

Mirëpo, përtej gjithë kësaj, ka ende shpresë dhe shpresën na e japin fëmijët.

Kjo është Sofia, vogëlushja 4-vjeçare e cila jeton në zonën e Pordenones. Ajo prej javësh e kalon ditën e mbyllur në shtëpi duke pritur të ëmën së cilës i duhet të shkojë në urgjencën e spitalit pasi është pjesë e bluzave të bardha.

Dhe ndërkohë me çiltërsinë që e karakterizon çdo fëmijë, ka dhënë një mesazh pozitiv përmes vizatimit.

“Do të shkojë gjithçka mirë”, shkruan Sofia dhe virusin e ka konceptuar si një lloj reje e cila do të zhduket pas daljes së ylberit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0100998878479
array(1) { ["section"]=> string(108) "covid-19-mami-ne-pune-vogelushja-shqiptare-mbyllur-ne-shtepi-jep-nje-mesazh-te-forte-permes-vizatimit-198347" }