Covid-19, Manastirliu jep lajmin e mirë: Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot

Publikuar tek: aktualitet, më 14:30 28-03-2020 Covid-19, Manastirliu jep lajmin e mirë: Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot

Shkon në 6 numri i stafit mjekësor të prekur nga COVID-19 që tashmë janë shëruar.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në 'Facebook' shprehet shumë e kënaqur.

'Shumë e kënaqur që edhe 4 mjekë dhe infermierë janë shëruar sot, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik!

Shkon në 6 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës

Deri tani 33 qytetarë, mjekë dhe infermierë e kanë mundur’, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë që në total bëhet fjalë për 3 mjekë dhe 3 infermierë, që kanë rezultuar negativë në të dy testimet. Megjithatë stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010260105133057
array(1) { ["section"]=> string(88) "covid-19-manastirliu-jep-lajmin-e-mire-edhe-4-mjeke-dhe-infermiere-te-sheruar-sot-200409" }