Covid-19/ Mbyllen pikat kufitare me Malin e Zi, ja oraret kur mund të kalojnë qytetarët shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:56 25-11-2020 Covid-19/ Mbyllen pikat kufitare me Malin e Zi, ja oraret kur mund të kalojnë qytetarët shqiptarë

Pika Kufitare e Hanit të Hotit dhe Muraqnit do të mbyllen plotësisht duke filluar nga dita e sotme, në orën 19:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Ndërsa brenda orarit të përcaktuar, shtetasit shqiptarë duhet të pajisen me testin serologjik për të kaluar kufirin me Malin e Zi.

Njoftimi i policisë:

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vaksinimi kundër Covid-19 mund të bëhet e detyrueshme për të udhëtuar jashtë vendit
Publikohen SHIFRAT: Rastet e reja dhe vdekjet nga COVID gjatë 24 orëve të fundit »
Article Logic
Execution time: 0.011289119720459
array(1) { ["section"]=> string(102) "covid-19-mbyllen-pikat-kufitare-me-malin-e-zi-ja-oraret-kur-mund-te-kalojne-qytetaret-shqiptare-229090" }