Covid-19 mund të shkaktojë rënien e flokëve? Do të habiteni se çfarë zbuloi studimi më i fundit në Kinë

Publikuar tek: bota, më 09:43 23-02-2021 Covid-19 mund të shkaktojë rënien e flokëve? Do të habiteni se çfarë zbuloi studimi më i fundit në Kinë

Çdo ditë e më shumë, po shtohen simptomat e pandemisë së koronavirusit, duke pasur parasysh edhe shtimin e varianteve të reja të virusit.

Një ndër simptomat kryesore  kanë qenë lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbja e kraharorit.

Por është ngritur një pikëpyetje nëse edhe rënia e flokëve është një nga simptomat e koronavirusit.

Sipas një studimi të ri shkencor, pothuajse një e katërta e të prekurve nga Covid-19 mund të përballen me humbjen e flokëve për disa muaj me radhë, edhe pas shërimit prej tij.

Studimi, i botuar në The Lancet zbulon se 359 nga 1,655 pacientë të shtruar në Ëuhan, Kinë, 22 përqind e tyre, kishin përjetuar rënie të flokëve gjashtë muaj pasi ishin shëruar. 

Sipas dermatologëve, humbja e flokëve është një përgjigje normale fiziologjike ndaj një ngjarjeje stresuese si një sëmundje infektive dhe është vetëm e përkohshme, por Covid mund të lidhet me gjendje si alopecia, e cila mund të çojë në humbje të pakthyeshme të flokëve.

Tashmë mjekët rendisin 14 simptoma duke përfshirë lodhjen, pagjumësinë, marramendjen, dhimbjen e kyçeve, depresionin, ankthin, rënia e flokëve mungon në listë.

“Qëllimi i këtij studimi ishte të përshkruante pasojat shëndetësore afatgjata te pacientët me Covid-19, të cilët kanë shumë javë që nuk janë më të shtruar në spital”,- thonë autorët nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore.

Ky është studimi me kohëzgjatjen më të gjatë sa i takon mbajtjes nën vëzhgim të pacientëve të shëruar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia SFIDON sërish Greqinë, lëshon 87 anije në Egje dhe Mesdhe për stërvitje
Drejt zbardhjes vrasja e Armando Beqirit në Islandë, 10 të arrestuar, i dyshuari kryesor shqiptar (Policia sekuestron pamjet filmike) »
Article Logic
Execution time: 0.013985872268677
array(1) { ["section"]=> string(109) "covid-19-mund-te-shkaktoje-renien-e-flokeve-do-te-habiteni-se-cfare-zbuloi-studimi-me-i-fundit-ne-kine-239880" }