Covid-19 'nën kontroll', asnjë viktimë dhe 54 raste të reja në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 14:10 29-09-2020 Covid-19 'nën kontroll', asnjë viktimë dhe 54 raste të reja në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Asnjë viktimë nuk është raportuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 670 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 54 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 625 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numdi i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.574.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020272016525269
array(1) { ["section"]=> string(98) "covid-19-nen-kontroll-asnje-viktime-dhe-54-raste-te-reja-ne-kosove-gjate-24-oreve-te-fundit-222101" }