COVID-19: Niset flota e re e auto-ambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 26-03-2020 COVID-19: Niset flota e re e auto-ambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë (FOTO)

Flota e re prej gjashtë ambulancash të emergjencave civile është gati të niset nga Shqiëpria drejt Turqisë.

Kjo bëhet me dije nga vetë kryeministri Rama i cili publikoi fotot në Facebook.

Më herët kryeministri ka deklaruar se në këtë luftë Shqipëria është vetëm, por ka falenderuar Turqinë për hapjen e dyerve dhe lejimin e blerjeve të pajisjeve dhe mjeteve të domosdoshme mjekësore në luftën kundër koronavirusit. Kujtojmë se dje mbërriti dhe bazë me materiale mbrojtëse për stafin mjekësor nga Turqia, të cilat Rama tha se janë blerë me paratë e akorduara nga buxheti për kohën e luftës.

BE ndërkohë ka ofruar 50 milionë euro për Shqipërinë, si dhe 100 milionë që janë ofruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria numëron 174 të prekur me koronavirus si dhe 6 viktima, ndërkohë 17 persona janë shëruar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087189674377441
array(1) { ["section"]=> string(79) "covid-19-niset-flota-e-re-e-ambulancave-nga-turqia-drejt-shqiperise-foto-200168" }