“Covid-19 nuk ndalet me propaganda”, Meta: Numri i të prekurve nga pandemia 20.4% më shumë se një javë më parë

Publikuar tek: politike, më 09:43 26-01-2021 “Covid-19 nuk ndalet me propaganda”, Meta: Numri i të prekurve nga pandemia 20.4% më shumë se një javë më parë

Presidenti Ilir Meta thotë se numri i të prekurve nga pandemia është rritur.

Meta ka publikuar të dhëna nga “Zëri i Amerikës” dhe shkruan se numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Kreu i Shtetit shprehet se ky është numri më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Ndër të tjera ai shkruan se nevojitet një plan i qartë për menaxhimin efikas të situates.

Postimi i plotë i Metës:

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga "Zëri i Amerikës", numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.

142417368_3713242898721956_7071777161406567863_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisma Thurje, partia e parë që vihet në lëvizje për përgjimet e Ndranghetas, kallëzon në SPAK Erion Veliajn
»
Article Logic
Execution time: 0.012815952301025
array(1) { ["section"]=> string(112) "covid-19-nuk-ndalet-me-propaganda-meta-numri-i-te-prekurve-nga-pandemia-20-4-me-shume-se-nje-jave-me-pare-236426" }