Covid-19, PDIU thirrje qeverisë: Adopto urgjent metodën e testimit masiv që zgjat 15 minuta (KUSHTON PAK EURO)

Publikuar tek: politike, më 17:38 25-03-2020 Covid-19, PDIU thirrje qeverisë: Adopto urgjent metodën e testimit masiv që zgjat 15 minuta (KUSHTON PAK EURO) Shpetim Idrizi

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i ka bërë thirrje qeverisë që të adoptojë menjëherë metodën e testimit masiv për Covid-19 që zgjat vetëm 15 minuta,  në mënyrë që tqë bëhen më shumë teste.

Sipas PDIU kjo mënyrë është jetike për njerëzit, plus që këto metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta shërbejnë për të mbajtur gjallë ekonominë, sepse kushtojnë pak euro.

Ndërkaq PDIU ka komentuar dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku thekson se shpreson që të kenë marrë vendime të vlefshme e të qarta për sigurinë e qytetareve, veçanërisht për ata që kanë mbetur jashtë Shqipërie dhe që kanë nevojë urgjente për veprimin e shtetit.

“Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombit bënë shumë mirë që u mblodhën. Shpresojmë shumë të kenë marrë vendime të vlefshme e të qarta për sigurinë e Kombit. Veçanërisht për ata qytetarë që kanë mbetur jashtë Shqipërie dhe që kanë nevojë urgjente për veprimin e shtetit.

Gjithashtu, shpresojmë që thirrja jonë për testimin masiv të popullsisë, të jetë vlerësuar dhe të ketë marrë disi udhë. E theksojmë: testimi masiv është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim. Sot në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro. Me këtë metodë testohet e gjithë forca aktive për punë, personeli i sistemit shëndetësor dhe gjurmimi dhe evidentimi sistematik i të prekurve. Vetëm 15 minuta dhe kuptohet je apo jo i infektuar. I kërkojmë qeverisë ta adoptojë menjëherë këtë metodë dhe të blejë kitet e nevojshme për testimin e njerëzve”, deklaron PDIU.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083200931549072
array(1) { ["section"]=> string(113) "covid-19-pdiu-thirrje-qeverise-adopto-urgjent-metoden-e-testimit-masiv-qe-zgjat-15-minuta-kushton-pak-euro-200053" }