COVID-19/ Policia mbyll lokalin në Pogradec dhe gjobit me 10 milionë lekë pronarin, gjobiten nga 100 mijë lekë edhe 10 klientë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:31 08-04-2020 COVID-19/ Policia mbyll lokalin në Pogradec dhe gjobit me 10 milionë lekë pronarin, gjobiten nga 100 mijë lekë edhe 10 klientë (DETAJE) Foto ilustruese

Policia ka mbyllur një lokal në qytetin e Pogradecit ndërsa ka gjobitur rëndë pronarin e tij dhe klientët që janë kapur atje.

Sipas informacioneve të para, lokali ishte konstatuar hapur disa herë pavarësisht urdhrit të qeverisë për të mos ushtruar aktivitetin për shkak të koronavirusit. Për rastet e mëparshme lokali është mbyllur dhe uniformat blu të Pogradecit i kanë dhënë paralajmërim pronarit.

Mirëpo, sot pasi Policia ka shkuar për kontroll ka konstatuar të hapur lokalin kurse brenda tij ndodheshin dhe disa klientë. 10 milionë lekë (të vjetra) është gjobitur pronari i lokalit, ndërsa nga 100 mijë lekë (të vjetra) gjobë kanë marrë dhe dhjetë klientët që ndodheshin në lokal.

Kujtojmë se, Qevria shqiptare ka miratuar një paketë ekonomike për të gjithë bizneset që kanë mbyllur aktivitetin për shkak të koronavirusit, ndërsa punëtorët përfitojnë nga paga e luftës.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095369815826416
array(1) { ["section"]=> string(138) "covid-19-policia-mbyll-lokalin-ne-pogradec-dhe-gjobit-me-10-milione-leke-pronarin-gjobiten-nga-100-mije-leke-edhe-10-kliente-detaje-201899" }