Covid-19, Rama e thotë 'troç': Futbolli mos të shpresojë për ndihmë ekonomike, deklarojnë paga të rreme

Publikuar tek: politike, më 14:04 01-04-2020 Covid-19, Rama e thotë 'troç': Futbolli mos të shpresojë për ndihmë ekonomike, deklarojnë paga të rreme

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të ketë ndihma për klubet e futbollit prej situatës së Covid-19.

Edhe pse paketa ekonomike për të përballuar situatën e koronavirusit do të zgjerohet, futbolli bën përjashtim sipas kryeministrit.

 

Këtë e ka deklaruar vetë i pari i qeverisë në një lidhje direkte me Euronews, ku u pyet nëse do të kishte rishikim të paketës për mediet dhe klubet e futbollt.

“Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet.

Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone. Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe t’i adaptohen kësaj lufte.

Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti”, ka përfunduar kryeministri Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084090232849121
array(1) { ["section"]=> string(105) "covid-19-rama-e-thote-troc-futbolli-mos-te-shpresoje-per-ndihme-ekonomike-deklarojne-paga-te-rreme-200920" }