COVID-19/ Rihanna dhe Jack Dorsey dhurojnë 4.2 milion dollarë në ndihmë të viktimave të dhunës në familje gjatë izolimit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:24 10-04-2020 COVID-19/ Rihanna dhe Jack Dorsey dhurojnë 4.2 milion dollarë në ndihmë të viktimave të dhunës në familje gjatë izolimit

Rihanna dhe themeluesi i Twitter Jack Dorsey kanë bashkuar forcat dhe do të dhurojnë 4.2 milion dollarë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje në Los Angelos, gjate izolimit nga koronavirusi.

 

‘TMZ’ raporton se fondacioni Clara Lionel i këngëtares dhe themeluesit të Twitter do të dhurojnë një shumë prej 4.2 milion dollarë për të ndihmuar viktimat e abuzimit në familje në qytetin e Los Angelos.

Dhurimi  vjen pasi u raportua se 90 persona janë refuzuar nga strehimorja që është për viktimat e dhunës në familje.

Paratë do të mbulojnë strehimin, ushqimin dhe këshillimin për 90 viktima në javë për 10 javët në vazhdim.

Rastet e dhunës në familje janë në rritje në mbarë botën qëkur pandemia  detyroi familjet të qëndrojnë brenda.

Kujtojmë që së fundmi Dorsey dhuroi 1 milliard dollarë që ishte 28% e pasurisë së tij për t'i ardhur në ndihmë në ‘luftën’ kundër koronavirusit.

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086338520050049
array(1) { ["section"]=> string(126) "covid-19-rihanna-dhe-jack-dorsey-dhurojne-4-2-milion-dollare-ne-ndihme-te-viktimave-te-dhunes-ne-familje-gjate-izolimit-202118" }