COVID-19/ Shkon në 29-të numri i viktimave në Greqi

Publikuar tek: rajon, më 12:01 28-03-2020 COVID-19/ Shkon në 29-të numri i viktimave në Greqi

Një tjetër person ka humbur jetën në Greqi duke e çuar numrin e viktimave nga koronavirusi në 29.

 

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një burrë 70 vjeç nga Kastoria i cili ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spital. 70-vjeçari kishte dhe sëmundje të tjera mbartëse. Kjo është viktima e katërt nga qyteti i Kastorias.

Deri më tani në Greqi 29-të persona kanë humbur jetën, ndërsa 966 janë të infektuar. Ditën e djeshme Ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, raportoi për 74 raste të reja.

Kujtojmë që edhe vendi ynë prej disa ditësh është prekur nga koronavirusi dhe deri më tani 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 186 janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018401145935059
array(1) { ["section"]=> string(57) "covid-19-shkon-ne-29-te-numri-i-viktimave-ne-greqi-200383" }