COVID-19/ Shkon në 6 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 257 të infektuar

Publikuar tek: rajon, më 13:52 29-03-2020 COVID-19/ Shkon në 6 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 257 të infektuar Venko Filipce

Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë eVeriut.

Lajmin e ka dhënë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili në konferencën për shtyp njoftoi se në Klinikën Infektive kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë gjatë ditës së sotme.

“Njëri ishte 91 vjeçar që u shtrua në spital para tetë ditëve dhe ndërsa tjetri një pacient 31 vjeçar i cili kishte gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe bëri të ditur se në Maqedoninë e Veriut ka 16 raste të reja me të infektuar nga koronavirusi dhe se numri në total i të prekurve është 257.

Ai tha se dy persona tashmë rezultojnë negativ në testimin e dytë për koronavirus.

“Dy pacientë nga klinika këtu në Shkup tashmë kanë testin e dytë negativ, dhe për pesë të tjerë pritet testimi i dytë, kështu që për 2-3 ditë do të lëshohen për shërim shtëpiak”, u shpreh Filipçe.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009207010269165
array(1) { ["section"]=> string(84) "covid-19-shkon-ne-6-numri-i-viktimave-ne-maqedonine-e-veriut-257-te-infektuar-200529" }