Covid-19 te Onkologjiku? Rebelohet doktoresha: Jemi të vetmit që e kemi situatën nën kontroll, na lini të bëjmë punën tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:35 11-08-2020 Covid-19 te Onkologjiku? Rebelohet doktoresha: Jemi të vetmit që e kemi situatën nën kontroll, na lini të bëjmë punën tonë Dr. Silvana Çeliku

Në disa media, por edhe nga forca politike opozitare, gjatë këtyre ditëve janë artikuluar akuza për gjendjen e rëndë të supozuar, se është krijuar për shkak të koronavirusit te Spitali Onkologjik.

Por doktoresha Silvana Çeliku thotë se është tërësisht e kundërta. Në fakt Onkologjiku është i vetmi që e ka situatën nën kontroll, dhe deri tani nuk është raportuar asnjë i prekur me koronavirus si nga stafi i mjekëve dhe infermierëve apo pacientët.

Ajo thotë se mediat ia kanë arritur qëllimit të dezinformojnë duke e vënë popullin kundër mjekëve, e duke i paraqitur këta të fundit si të pashpirtë.

Doktoresha e mbyll reagimin me një apel: “Ju lutemi na lini të bëjmë punën tonë me korrektësi se vetëm kështu do ta mposhtim virusin e mallkuar”.

Shkrimi i plotë:

Mendoja se media është për të informuar njerëzit në mënyrë të drejtë dhe jo për të dhënë lajme për të bërë lajm. Spitali Onkologjik është i vetmi që e ka situatën e Covid nën kontroll duke menazhuar në kohë reale dhe brenda të gjitha protokolleve çdo rast të dyshuar për Covid 19. Dhe në vend të bëjmë lajm për të mirë, tendenca është që vetëm të poshtërohemi e të dalim si të pa shpirt. Shumë jo profesionale. Nëse duan të na vënë popullin kundra, ja kanë arritur. Pacientët duhet të mësohen të vinë në oraret e caktuara, të shoqërohen vetëm nga një familjar dhe të respektojnë distancën e caktuar. Askush nuk do të hyjë në spital pa rradhë dhe i pa shoqëruar nga kordinatorët tanë. Pacientët dhe të gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë që kjo bëhet për të mirën e shëndetin e të gjithëve dhe duke ndjekur rregulloren e gjithë spitaleve në botë. Ju lutemi na lini të bëjmë punën tonë me korrektësi se vetëm kështu do ta mposhtim virusin e mallkuar. Ju faleminderit që më mirëkuptoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098600387573242
array(1) { ["section"]=> string(126) "covid-19-te-onkologjiku-rebelohet-doktoresha-jemi-te-vetmit-qe-e-kemi-situaten-nen-kontroll-na-lini-te-bejme-punen-tone-216824" }