COVID-19/ Trump: SHBA mund të arrijë pikun por është në gjendje ta përballojë

Publikuar tek: bota, më 11:58 31-03-2020 COVID-19/ Trump: SHBA mund të arrijë pikun por është në gjendje ta përballojë Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA do të jetë në ‘formë’ të mirë për sa i përket pajisjeve mjekësore të disponueshme dhe për të përballuar kohën kur virusi të arrijë pikun më të lartë.

 

Presidenti ka deklaruar se 10 kompani amerikane po punojnë për të prodhuar paisje të reja nga të cilat disa do të eksportohen.

Ndërsa Presidenti ka thënë se do jenë në gjendje të mjaftueshme ventilatorët që të ndihmojnënë pacientët e prekur, disa zyrtarë të shtetit kanë pohuar se spitalet janë në rrezik që të kenë mungesë paisjesh. 

 Guvernatori Phil Murphy i New Jersey, është shprehur se që shteti ka nevojë për më shumë ventilatorë.

"Ne kemi nevojë për më shumë ventilatorë. Kjo është e vërtetë," shkruan ai në Twitter.

Në SHBA deri më tani 3.000 persona kanë humbur jetën, ndërsa 163.000 janë të prekur. Të hënën, u raportua se 540 persona humbën jetën brenda 24 orëve. New York City është vendi më i prekur në SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091500282287598
array(1) { ["section"]=> string(82) "covid-19-trump-shba-mund-te-arrije-pikun-por-eshte-ne-gjendje-ta-perballoje-200755" }