COVID-19/ Vdes 16 vjeçarja, viktima më e re në Francë! E motra: Nuk kishte sëmundje të tjera

Publikuar tek: bota, më 13:00 27-03-2020 COVID-19/ Vdes 16 vjeçarja, viktima më e re në Francë! E motra: Nuk kishte sëmundje të tjera 16-vjecarja, viktima me e re e Covid ne France

Një vajzë 16 vjeçe e prekur nga COVID-19 ka humbur jetën në Francë.

 

Julie 16 vjeçare nga Parisi është viktima më e re e COVID-19. Motra e saj, Manon e ka bërë me dije këtë lajm për t’u treguar të tjerëve se ky virus nuk vret vetëm të moshuarit. Manon ka thënë se në fillim Julie kishte vetëm një kollë të lehtë. Më pas shëndeti i saj ishte përkeqësuar dhe u shtrua në spital por nuk arriti t’ja dilte, ajo e humbi ‘betejën’ me koronavirusin.

“Ne duhet të ndalemi së besuari se kjo prek vetëm të moshuarit. Askush nuk është i pathyeshëm kundër këtij virusi. Julie pati një kollë të lehtë javën e kaluar. U bë më keq në fundjavë me mukozë dhe të hënën shkuam për të parë një mjek pasi gjendja po përkeqësohej. Ajo nuk kishte sëmundje të tjera mbartëse" tha motra e Julie.

Lajmin e konfirmoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Francë, Jérôme Salomon, i cili tha se një adoleshente kishte vdekur, por nuk dha detaje të tjera.

Kujtojmë se në Francë deri më tani 1.698 persona kanaë humbur jetën, ndërsa 29.567 janë të infektuar.

90888478_143399243754108_564968334647361536_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097179412841797
array(1) { ["section"]=> string(95) "covid-19-vdes-16-vjecarja-viktima-me-e-re-ne-france-e-motra-nuk-kishte-semundje-te-tjera-200268" }