Covid: 77 raste të reja, 81 viktima në total, dalin shifrat e Greqisë

Publikuar tek: rajon, më 18:22 07-04-2020 Covid: 77 raste të reja, 81 viktima në total, dalin shifrat e Greqisë

Në Greqi janë shënuar edhe 2 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, konfirmon përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.

Numri total i viktimave në vendin fqinj është 81, nga të cilët 23 janë gra dhe 58 burra.

Sipas Z. Tsiodras, rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit në Greqi janë 77, të martën (07/04/2020), duke e rritur numrin e përgjithshëm në 1.832. Nga këto, 534 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Ndërkohë 90 qytetarë po trajtohen me intubacion, 19 gra dhe 71 burra. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç.

Në Greqi janë testuar më shumë se 28.500 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011203050613403
array(1) { ["section"]=> string(73) "covid-77-raste-te-reja-81-viktima-ne-total-dalin-shifrat-e-greqise-201769" }