Covid bën 'kërdinë' por të rinjtë e PD-së në Sarandë nuk pyesin, mbledhje pa maska në një ambient të mbyllur: Riorganizohemi për zgjedhje

Publikuar tek: politike, më 13:08 11-08-2020 Covid bën 'kërdinë' por të rinjtë e PD-së në Sarandë nuk pyesin, mbledhje pa maska në një ambient të mbyllur: Riorganizohemi për zgjedhje Mbledhja e FRPD ne Sarande

Shifrat e viktimave dhe të infektuarve me koronavirus janë rritur ndjeshëm në vendin tonë në javët e fundit, ndaj mjekët dhe institucionet e shëndetësisë kanë bërë apel për të shmangur mbledhjet në ambiente të mbyllura dhe të përdoret maska në mabientet ku nuk mund të ruhet distanca.

Por këto fjalë duket sikur nuk kanë vlerë për të rinjtë e Partisë Demokratike në Sarandë, të cilët në një ambient të mbyllur dhe pa vendosur maskë mbrojtëse, kanë marrë pjesë në një mbledhje ku pjesëmarrës kanë qenë edhe kreu i FRPD Belind Këlliçi dhe anëtari i PD Fatbardh Kadilli.

Siç shihet edhe në foto, distancimi social nuk është ruajtur, pasi pjesëmarrësit në mbledhje janë ulur shumë afër njëri tjetrit, duke treguar një papërgjegjshmëri për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Fotot e mbledhjes janë publikuar nga anëtari i PD Fatbardh Kadilli, që shkruan se është diskutuar me të rinjtë për sfidat e qeverisë së re.

Screenshot_2_copy_copy.jpg


117528832_305920080749883_4732549666730492390_n.jpg117729339_593681774849721_6550640565319569603_n.jpg117645206_3366790693381548_5290971825092269943_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012403011322021
array(1) { ["section"]=> string(140) "covid-ben-kerdine-por-te-rinjte-e-pd-se-ne-sarande-nuk-pyesin-mbledhje-pa-maska-ne-nje-ambient-te-mbyllur-riorganizohemi-per-zgjedhje-216792" }