COVID-19/ Gjermania izolohet për 4 javë, zbardhen kufizimet që duhet të zbatojnë qytetarët

Publikuar tek: bota, më 18:54 28-10-2020 COVID-19/ Gjermania izolohet për 4 javë, zbardhen kufizimet që duhet të zbatojnë qytetarët

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori vendimin e izolimit të vendit, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Bllokimi do të nisë që me datë 2 nëntor dhe do të zgjasë për rreth katër javë.

Mediat e huaja kanë zbardhur disa detaje se si do të jetë karantinimi i gjermanëve.  Gjatë katër javëve do të mbyllen:

  • Restorantet dhe baret

  • Palestrat, kinematë dhe teatrot

  • Takimet private janë të ndaluara për më shumë se 10 persona dhe më shumë se dy familje

  • Hotelet nuk do të jenë në dispozicion të turistëve dhe do të qëndrojnë të hapura vetëm për arsye thelbësore

  • Udhëtimet që nuk kanë ndonjë arsye thelbësore

  • Dyqanet do të qëndrojnë të hapura, por do të jenë me më pak se një person për 10 metra katrorë

  • Shkollat, kopshtet dhe qendrat ditore do të qëndrojnë të hapura

Merkel tha se "masat e ashpra" ishin të nevojshme për të parandaluar tejmbushjen e spitaleve ndërsa Gjermania po përballet me vdekje dhe me shtimin e rasteve të koronavirusit.

"Ne kemi nevojë për të ndërmarrë veprime tani," tha ajo, duke shtuar se çelësi për zbutjen e situatës "shumë serioze" është zvogëlimi i kontakteve për të kufizuar dëmet në ekonomi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pabesueshme/ Gjeli vret oficerin e policisë, flet shefi i Komisariatit: S’ka ndodhur kurrë në 25 vite
Facebook censuron sërish Trump-in, i ‘zhduk’ reklamat me mbishkrimin ‘Voto Sot’ (ARSYEJA) »
Article Logic
Execution time: 0.01128101348877
array(1) { ["section"]=> string(92) "covid-gjermania-izolohet-per-4-jave-zbardhen-kufizimet-qe-duhet-te-zbatojne-qytetaret-225543" }