COVID i mori jetën ish-kryebashkiakut të Pukës, Basha mesazh ngushëllimi: Do kujtohet përherë nga brezat e nxënësve që arsimoi dhe familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim

Publikuar tek: politike, më 17:24 27-11-2020 COVID i mori jetën ish-kryebashkiakut të Pukës, Basha mesazh ngushëllimi: Do kujtohet përherë nga brezat e nxënësve që arsimoi dhe familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim Lulzim Basha

Ditën e sotme u nda nga jeta për shkak të COVID-19 ish-kryebashkiaku demokrat i Pukës Beqir Arifaj, i cili prej ditësh po kurohej në Turqi.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Ai shprehet se Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim.

“Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij.

Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i qarkut i hoqi titullin ‘Nderi i Kukësit’ Veton Surroit, Rama diferencohet nga vendimi: Lajthitje kolektive, uroj që Prefekti ta refuzojë
Pas distancimit të RAMËS, Safet Gjici kërkon FALJE për heqjen e titullit 'Nderi i Kukësit' për Veton Surroin: U NXITUAM, por e kërkuan 57 famije nga UÇK »
Article Logic
Execution time: 0.012911081314087
array(1) { ["section"]=> string(181) "covid-i-mori-jeten-ish-kryebashkiakut-te-pukes-basha-mesazh-ngushellimi-do-kujtohet-perhere-nga-brezat-e-nxenesve-qe-arsimoi-dhe-familjet-pukjane-per-te-cilat-punoi-pa-pushim-229348" }