Pavarësisht kufizimeve, Greqia vijon të regjistrojë shifra të larta viktimash dhe të infektuarish për shkak të Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në shtetin fqinj, u shënuan 2,013 raste të reja me koronavirus, 14 prej të cilave u zbuluan nga kontrollet në hyrje të vendit.
Numri total i të infektuarve në vend shkon në 101,287.
Ndërkohë, në këtë periudhë kohë humbën betejën me virusin 101 persona. Sa i përket situatës në spitale, raportohet se 607 persona janë në intubim.