COVID-i u 'rikthye më herët se vjeshta, 'skuqet' sërish lista e vendeve më të prekura, mbi 1100 vdekje në 24 orë në Brazil (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 23:50 10-07-2020 COVID-i u 'rikthye më herët se vjeshta, 'skuqet' sërish lista e vendeve më të prekura, mbi 1100 vdekje në 24 orë në Brazil (SHIFRAT)

Situata në të gjithë botën, kryesisht në ato vende që janë prekur nga Covid-19 është tepër alarmante. Kur u mendua se fuqia e virus ra, u tha se ai do të rikthehej përsëri në vjeshtë, por mesa duket është kthyer më herët.

Hapja e vendeve për të shpëtuar ekonominë po u merr jetën mijëra njerëzve çdo ditë. Nëse i hedhim një sy listës së vendeve më të prekura nga koronavirusi në të gjithë botën, shifra të publikuara nga worldmeter, do të shohim që kolona e 'vdekjeve të reja' është "skuqur" sërish.

Vendi më i prek për momentin është SHBA-ja me mbi 3.2 milionë të prekur dhe mbi 136 mijë viktima. E ndjekur nga Brazili me 1.8 milionë të prekur dhe 70 mijë viktima, 1144 vetëm në 24 orët e fundit. Vendin e tretë e mban India me 822 mijë të infektuar dhe 22 mijë viktima.

15.JPG

Më poshtë janë edhe shifrat e përgjithshme për të prekurit, vdekjet dhe të shëruarit në të gjithë botën.

ne_bote.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011016845703125
array(1) { ["section"]=> string(132) "covid-i-u-rikthye-me-heret-se-vjeshta-skuqet-serish-lista-e-vendeve-me-te-prekura-mbi-1100-vdekje-ne-24-ore-ne-brazil-shifrat-213490" }