Covid nuk prek vetëm mushkëritë, por edhe mendjen, 17-vjeçarja vret veten! Babai: E bëri sepse...

Publikuar tek: bota, më 16:10 22-04-2020 Covid nuk prek vetëm mushkëritë, por edhe mendjen, 17-vjeçarja vret veten! Babai: E bëri sepse...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manchester, Angli, ku një 17-vjeçare ka vrarë veten pasi nuk mundi të përballojë izolimin.

Familja e adoleshentes, e cila ishte një këngëtare e talentuar, tha se ajo mund ta ketë vrarë veten duke qenë se nuk mundi të përballojë karantinimin.

fam.jpg

Beth Palmer ishte 17 vjeç, dhe studionte në Access Creative College në Manchester, për t'u bërë një këngatare profesioniste. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj vetëm disa ditë pasi vendi u fut në izolim për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Familja e saj thotë se ata nuk kishin asnjë indikacion se ajo mund të kishte probleme me shëndetin e saj mendor, përveçse ishte e trishtuar dhe e zhgënjyer për shkak se nuk mund të shihte miqtë ose të shkonte në kolegj.

"Nuk kam dyshim se izolimi ka luajtur një rol të madh në vdekjen e Beth. Ajo nuk mund të shkonte në kolegj, nuk mund të dilte dhe të shihte miqtë e saj. Beth ndjente sikur kjo mbyllje 3-mujore ishte sa për 300 vite. Ky bllokim tre-mujor mendoj se u bë një fiksim ekstrem, gati i ngulët, se nuk do të mbaronte kurrë", tha babai i saj Mike Palmer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011934995651245
array(1) { ["section"]=> string(97) "covid-nuk-prek-vetem-mushkerite-por-edhe-mendjen-17-vjecarja-vret-veten-babai-e-beri-sepse-203581" }