Covid ulur ‘këmbë-kryq’, ISHMT kontrolle masive ndaj bizneseve

Publikuar tek: aktualitet, më 09:40 28-09-2020 Covid ulur ‘këmbë-kryq’, ISHMT kontrolle masive ndaj bizneseve Foto nga kontrollet

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), gjatë kësaj jave ka kryer inspektime të shumta për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët.

Këto kontrolle vijnë në një kohë kur Covid është ulur “këmbë-kryq” dhe vijon të jetë në shifra të larta, pasi çdo ditë raportohen mbi 100 të infektuar në 24 orë.

RAPORT JAVOR 21-25 SHTATOR 2020:

ℹ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), gjatë kësaj jave ka realizuar nëpërmjet trupave inspektuese në terren, inspektime për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid. Në total, janë kryer:

✔  221 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.  Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.

✔ 15 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet

✔ 13 inspektime për sigurine e përgjithshme dhe sigurinë e fëmijëve

✔  8 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për produktet elektrike

✔  7 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to

✔  3 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike

✔  5 inspektime për sigurinë e ashensorëve

✔  6 inspektime për instumentat matës ligjërisht të kontrollueshëm

? Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010229110717773
array(1) { ["section"]=> string(66) "covid-ulur-kembe-kryq-ishmt-kontrolle-masive-ndaj-bizneseve-221918" }