Cozman rrëfen sherrin me Noizyn: Më dolën përpara 15 veta

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:13 23-09-2016 Cozman rrëfen sherrin me Noizyn: Më dolën përpara 15 veta

Protagonisti kryesor në konfliktin OTR-Babastars, Cozman, ka treguar për herë të pare se si qëndron e vërteta sipas tij në të gjithë këtë histori.

“Pasi mbarova aktivitetin tim, shkova në hotelin në fjalë, në hyrjen e të cilit ndodheshin nja 10-15 veta që përdornin një fjalor banal dhe që provokonin vazhdimisht. Edhe pse nuk u kushtova rëndësi, ata thyen një nga pasqyrat dhe xhamin e makinës”, – shprehet Cozman. “Sherri nuk ishte i përgatitur nga ana jonë sepse unë isha vetëm me një shok. Dhe nuk është e vërtetë që Noizy ishte vetëm me Varrosin, por ishin rreth 15 persona.”

I pyetur nëse e gjitha kjo ishte vetëm për famë, Cozman ka treguar se ai nuk ka provokuar asnjë nga pjesëtarët e grupit kundërshtar dhe i vetmi provokim ka qenë ai, i cili ka ardhur nga OTR. Ai ka mohuar edhe faktin që Tuna ishte shkaku i këtij sherri.

Bashkë me Skivin, një tjetër emër i përfshirë në këtë konflikt, ata kanë akuzuar grupin e drejtuar nga Noizy se provokojnë vazhdimisht që nga viti 2012 .

Skivi dhe Cozman kanë mohuar të gjitha akuzat që rëndonin mbi Babastars duke e arsyetur me faktin që këngët e tyre nuk ofendojnë kurrë emra të përveçëm. (Blitz)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023618936538696
array(1) { ["section"]=> string(62) "cozman-rrefen-sherrin-me-noizyn-me-dolen-perpara-15-veta-53932" }