Cristiano Ronaldo dhe Georgina thyejnë rregullat e Covid-19, i tradhton videoja në Instagram

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:03 28-01-2021 Cristiano Ronaldo dhe Georgina thyejnë rregullat e Covid-19, i tradhton videoja në Instagram

Sulmuesi Portugez, Cristiano Ronaldo e pa të arsyeshme të përfitojë nga koha e tij e lirë për një largim romantik dy-ditor me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Por, ata kanë shkelur kështu rregullat anti-Covid që ndalojnë lëvizjen nga një rajon në zonën portokalli, Piemonte në fakt, përveç për arsye të një nevoje të vërtetë. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Udhëtimi i tyre u bë për të festuar ditëlindjen e 27 të Georginës dhe të dy kaluan natën në një hotel dhe të nesërmen u larguan me makinë, shkruajnë mediat e huaja.

Ronaldo postoi një video në rrjetet sociale, të cilën e fshiu menjëherë pastaj, por tashmë ishte vonë, pasi lajmi ishte përhapur.

Tashmë pritet që ata të gjobiten sapo të kthehen në shtëpinë e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Personazhet e showbiz-it reagojnë për vrasjen e ish-menaxherit të “Babastars”: Do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik
»
Article Logic
Execution time: 0.013175010681152
array(1) { ["section"]=> string(98) "cristiano-ronaldo-dhe-georgina-thyejne-rregullat-e-covid-19-i-tradhton-videoja-ne-instagram-236715" }