Cristiano Ronaldo shpërthen në lot në emision: S'kam bërë kurrë bisedë normale me babain (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:29 16-09-2019 Cristiano Ronaldo shpërthen në lot në emision: S'kam bërë kurrë bisedë normale me babain (VIDEO)

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot në një intervistë për “Good Morning Britain”.

Ka qenë një video ku shfaqej babai i tij i ndjerë duke folur për arritjet e të birit, një vit para se të ndërronte jetë.

“Nuk i kam parë kurrë këto pamje. Trishtimi më i madh në jetën time është që jam bërë numri një në botë dhe babi im nuk e ka parë këtë gjë. Të gjithë e kanë parë, familja ime, vëllezërit e mi, mamaja ime dhe djali im i madh, por vetëm babai nuk e ka parë të gjithë këto gjëra që kam fituar dhe arritur”, u shpreh ndër të tjera Cristiano Ronaldo.

Pengu më i madh i tij mbetet padyshim që i ati i tij nuk i pa arritjet e tij dhe të gjitha çmimet që Ronaldo ka fituar gjatë këtyre viteve të fundit duke u kthyer në një nga lojtarët më të mirë në botë së bashku me Messin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1377010345459
array(1) { ["section"]=> string(100) "cristiano-ronaldo-shperthen-ne-lot-ne-emision-s-kam-bere-kurre-bisede-normale-me-babain-video-178640" }