Çuçi i ndërpret fjalën Ramës: I kam zgjidh të gjitha. Kryeministri: Më lër të flas, për atë punë je aty

Publikuar tek: politike, më 17:23 02-12-2019 Çuçi i ndërpret fjalën Ramës: I kam zgjidh të gjitha. Kryeministri: Më lër të flas, për atë punë je aty Edi Rama dhe Bledi Çuçi

Ministri Bledi Çuçi i ndërpreu disa herë fjalën Edi Ramës në shtabin e emergjencës, ndërsa kryeministi po jepte porositë.

Teksa Rama kërkoi të zgjidhej menjëherë çështja e inerteve nga shembja e pallateve, Çuçi ndërhyri duke i thënë se e ka zgjidhur situatën.

Por kjo tensionoi kryeministrin i cili i kërkoi të mos fliste, duke i thënë se është vendosur pikërisht në atë pozicion për të zgjidhur situatën.

Edi Rama: Pallatet që janë minus, negativ, ky nuk bën do shembet. Është problemi i inerteve

Bledi Çuçi: E kam zgjidhur atë punë

Edi Rama: Një minutë. Është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit me pikat ku janë inertet. Dua një hartë me pikat. Do ta pasteojmë para Vitit të Ri komplet. Ky është kuadrati jot shko pastroje.

Bledi Çuçi: Është zgjidhur

Edi Rama: Në rregull. Inertet do depozitohen të gjitha në Porto Romano.

Bledi Çuçi: Është zgjidhur

Edi Rama: Po një minutë më lër të flas. Nëse i keni zgjidhur, shyqyr që i keni zgjidhur. Prandaj të kam vënë aty ti zgjidhësh. Më bëhet qejfi që i keni zgjidh. Të mbaroj unë dhe pastaj

Bledi Çuçi: Ok më fal

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02728796005249
array(1) { ["section"]=> string(106) "cuci-i-nderpret-fjalen-rames-i-kam-zgjidh-te-gjitha-kryeministri-me-ler-te-flas-per-ate-pune-je-aty-188146" }