Çudia: Maqedonasit deklarohen si shqiptarë për të kapur vendin e punës!

Publikuar tek: rajon, më 22:48 11-12-2019 Çudia: Maqedonasit deklarohen si shqiptarë për të kapur vendin e punës! Deklarimi i sllavo-maqedonasve si shqiptarë

Vazhdojnë keqpërdorimet gjatë punësimeve nëpër institucione dhe administratë shtetërore. Kësaj radhë në qytetin e Shkupit.

Në vend pune për zjarrfikës në Njësinë e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit janë punësuar 10 persona prej të cilëve një është shqiptar ndërsa katër prej tyre si Kire Trajkovski, Dejan Ilievski, Zlatko Serafimovski, Goran Trajkovski janë me emër e mbiemër maqedonas ndërsa përkatësia etnike ju shkruan shqiptarë.

Punësimi i shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut është një nga kushtet e marrëveshjes së Ohrit.

TV21 tentoi të marrë qëndrim nga Qyteti i Shkupit në lidhje me këto keqpërdorime por deri tani nuk kemi përgjigje.

Gjithashtu u tentua të merret edhe një qëndrim nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për të pyetur mbi këto manipulime, nga aty mbështesin me qëndrim se në Maqedoni nuk ekziston mekanizëm ligjor që mund t’i thuhet dikujt se nuk i takon një përkatësie etnike të caktuar, dhe nuk mund t’i thuhet dikujt se nuk është shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019713878631592
array(1) { ["section"]=> string(76) "cudia-maqedonasit-deklarohen-si-shqiptare-per-te-kapur-vendin-e-punes-189139" }