Çudia në Shkodër: Hip e zbrit në kolltukun e Prefektit, rikthehet ai që u shkarkua një muaj më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:02 15-05-2019 Çudia në Shkodër: Hip e zbrit në kolltukun e Prefektit, rikthehet ai që u shkarkua një muaj më parë

Gjatë ditës së sotme është  liruar nga detyra prefekti i Shkodrës, Valdrin Pjetri, pasi do të garojë për kryetar bashkie në këtë qytet.

Vendin e tij e ka zënë prefekti i ri i qarkut  Çesk Millja.

Mirëpo, ky i fundit nuk është emër i panjohur për prefekturën e Shkodrës, pasi në vitin 2017 u emërua nga kryeministri Rama në krye të saj dhe u largua për shkak se do të ngarkohej në një pozicion të rëndësishëm.

Këtë fakt e ka ironizuar gazetari i Shkodrës Bepin Kolvata me anë të një statusi në ‘Facebook’, ku shprehet se pak pushim dhe vjen në karrigen që e lëshoi me qira.

‘Edhe pastaj mos me thoni qe nuk tallet kjo qeveri me popullin, kur nxjerr kujin edhe me te vetet. E hoqi per 1 muaj e gjysem sot e rikthen serish Çesk Milljen prefekt, pasi me heret ministri i Brendshem tha se do te ngarkohet ne nje pozicion te rendesishem. Dmth pak pushim dhe vjen ne karrigen qe e leshoi me qera’, shkruan gazetari.

 

60338266_10215032876363362_598978011705901056_n.jpg

60295629_10215032876283360_1788833593653460992_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022325992584229
array(1) { ["section"]=> string(104) "cudia-ne-shkoder-hip-e-zbrit-ne-kolltukun-e-prefektit-rikthehet-ai-qe-u-shkarkua-nje-muaj-me-pare-164457" }