Çudia në Suedi, del në shitje i gjithë fshati afër kryeqytetit

Publikuar tek: bota, më 08:18 07-06-2020 Çudia në Suedi, del në shitje i gjithë fshati afër kryeqytetit Fshati Satra Brunn ne shitje per 7 milion dollare

Një fshat i tërë plotësisht funksional shitet në Suedi, dhe mund ta blini për 7 milionë dollarë, raporton CNN.

Fshati ndodhet vetëm 90 minuta larg nga kryeqyteti Stokholm, i ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor.

Satra Brunn ka një kishë, një shkollë dhe një hotel, ndërkohë që për 320 vite ka qenë një zonë "SPA", ndërsa pronarët aktualë e kanë blerë në fillimin e viteve 1990.

Ata donin ta ruanin siç ishte, dhe janë përpjekur vetëm ta përmirësojnë, pa tjetërsuar pamjen e tij. Bashkë me fshatin, ofrohen dhe dhjetëra hektarë toka të pyllëzuara, që mund të përdoren për projekte të tjera.

Personat që kujdeseshin për të janë në moshë tashmë dhe mendojnë se është koha që drejtimin ta marrë në dorë dikush tjetër, ndaj kanë vendosur të tërhiqen.




gfbhg.jpgjhvnnmj.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097100734710693
array(1) { ["section"]=> string(68) "cudia-ne-suedi-del-ne-shitje-i-gjithe-fshati-afer-kryeqytetit-209341" }