ÇUDIRA NGA BOTA/ Ndodh në Ballkan, ekipi i futbollit refuzon të luajë për arsyen E PABESUESHME, e paguan shtrenjtë: Kemi dasmë (E PLOTË)

Publikuar tek: sport, më 14:11 31-08-2019 ÇUDIRA NGA BOTA/ Ndodh në Ballkan, ekipi i futbollit refuzon të luajë për arsyen E PABESUESHME, e paguan shtrenjtë: Kemi dasmë (E PLOTË) Ekipi Poiana Mare

Një skuadër futbolli në Rumani nuk pranoi të zhvillonte ndeshjen e planifikuar në kuadër të kampionatit për një arsye të pazakontë.

Ekipi i kategorisë së katërt Poiana Mare ka menduar për gëzimin e madh të njërit prejt lojtarëve të tij, i cili sot martohet me të dashurën e tij duke marrë pjesë të gjithë në ceremoninë martesore të Deliu Ionut.

Klubi ka refuzuar të zhvillojë sot takimin me Carcea duke kërkuar ta shtyjë ndeshjen për një datë tjetër, por rregullat e rrepta të futbollit nuk pajtohen me këtë qëndrim. Për rrjedhojë ekipi humbi 3-0 në tavolinë.

Klubi e ka bërë të ditur qëndrimin në faqen e tij në ‘’Facebook’’.


Postimi i klubit:

‘’Sot është një ditë e madhe për kolegun dhe mikun tonë Deliu Ionut  dhe të zgjedhurën e zemrës së tij Dianës, sepse kanë nënshkruar kontratën e jetës dhe martohen.

Për këtë arsye, ekipi jonë nuk mund të udhëtojë drejt Carceas për të zhvilluar ndeshjen sepse lojtarët tanë janë me kolegun e tyre dhe kërkuam që takimi i sotëm të luhej një datë tjerë. Kjo gjë u refuzua.

Prandaj Carcea-Poiana Mare 3-0’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023653030395508
array(1) { ["section"]=> string(137) "cudira-nga-bota-ndodh-ne-ballkan-ekipi-i-futbollit-refuzon-te-luaje-per-arsyen-e-pabesueshme-e-paguan-shtrenjte-kemi-dasme-e-plote-176843" }